Gjermania hedh poshtë deklaratat e SHBA-së: Asnjë mjek nuk është ndjekur penalisht për vaksinat e Covid-19

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë ashpër pretendimet e sekretarit të shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr, se mjekët në Gjermani janë përballur me veprime ligjore lidhur me përjashtimet e pacientëve nga vaksinimet gjatë pandemisë Covid-19.
Ministrja e shëndetësisë e Gjermanisë, Nina Warken tha se deklaratat e bëra janë plotësisht të pabaza, të pasakta në fakte dhe duhet të hidhen poshtë
Kennedy tha se i kishte shkruar një letër Ëarken duke kërkuar fundin e ndjekjeve penale të motivuara politikisht ndaj mjekëve. Ai pretendoi se qeveria po kufizonte aftësitë e njerëzve për të vepruar bazuar në bindjet e tyre kur përballen me vendime mjekësore.
“Kam mësuar se më shumë se një mijë mjekë gjermanë dhe mijëra pacientë të tyre tani përballen me ndjekje penale dhe ndëshkim për lëshimin e dokumenteve për përjashtimim nga mbajtja e maskave ose marrja e vaksinave kundër Covid-19”, tha ai.
Ëarken i hodhi poshtë pretendimet e Kennedy-t, duke thënë se gjatë pandemisë nuk kishte kurrë ndonjë detyrim dhe se kushdo që nuk donte të ofronte vaksinime për arsye mjekësore, etike ose personale nuk i nënshtrohej ndjekjes penale. Ajo u shpreh se në Gjermani pacientët janë gjithashtu të lirë të vendosin se cilës terapi dëshirojnë t’i nënshtrohen.