Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, familja Aliaj ankohet se qiramarresja, Edjona Hoxha nuk ka respektuar kontratën e qiradhënies për një apartament. Kontrata u nënshkrua në 2023-shin, me qira mujore 430 mijë lekë të vjetra, por Edjona Hoxha ka paguar vetëm 33 mijë e 600 dhe 170 mijë lekë dhe disa muaj nuk ka paguar fare.

Qiramarrësja i ka justifikuar vonesat me mungesën e një llogarie bankare, por pronarja thotë se kjo është vetëm një pretekst.

“Kam dhënë një banesë me qira te ‘Komuna e Parisit’ në gusht të vitit 2023. Kemi bërë një kontratë qiraje prej 43 mije lekësh dhe i thashë që do i kalosh në numrin e llogarisë. Muajin e parë më kaloi 43 mijë, muaj e tjerë 33 mijë, 33 mijë e 600… Asnjë muaj nuk e ka paguar të plotë, ka shkelur pikën e kontratës që muajin e parë. Ka disa muaj që rri në apartament, por nuk paguan qiranë. Pretendimi i saj është që duhet ti rinovoj numrin e llogarisë. Nuk ia rinovoj sepse ishte shumë e parregullt me dritat dhe ujin, kishte nga 6 muaj pa i paguar. I kam shkuar edhe me polici dhe nuk del nga shtëpia. Ia jam drejtuar gjykatës, të më paguajë të gjitha detyrimet që më ka. Të dalë jashtë nga shtëpia”, tha denoncuesja.

Gazetarja e “Stop” shkoi në banesë, për të biseduar me Edjona Hoxhën, por ajo nuk pranoi të hapë derën, duke pretenduar, se për këtë çështje, është në gjyq.

Edhe kur erdhi Shefi i Rendit, Arben Bakalli, ajo sërish nuk e hapi derën. Në komisariat u paraqit avokati i saj, i cili mbrojti klienten, megjithëse pranoi  se ajo ishte në shkelje të kontratës.

Duke qenë se Komisariati nr.2 dhe as përpjekjet e “Stop” nuk sollën zgjidhje, avokati i palës ankuese Enea Cenko, kërkon nga Gjykata Civile, që të përshpejtojë procedurat dhe të nxjerrë vendim për lirimin e apartamentit dhe pagesën e qirasë së prapambetur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT