Grupi në Whatsapp si zyrë shteti/ Nga anëtari i Gjykatës së Lartë, tek kreu i Hetimit Tatimor e punonjës të AKSHI-t, kush janë zyrtarët që u janë shpërndarë materialet e hakeruara të SPAK (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ra pre e një sulmi kibernetik pranverën e vitit të kaluar, ndërsa 3 persona janë përgjegjësit kryesore për zbërthimin e email-eve të prokurorëve të SPAK, ish-punonjësi i IMT-së Arnold Gjonaj, ish-zyrtari i burgut të Vlorës Zmabak Gjoni dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjerë emra, zyrtarë të shtetit, të cilëve u janë shpërndarë materialet e vjedhura nga sistemet e SPAK me qëllim publikim e tyre dhe goditjen e individëve të caktuar. Një pjesë e tyre emrave ishin pjesë e një grupi në Whatsapp ku shpërndakeshin dokumentet.

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

Arnold Rrokaj në bashkëpunim me Zambak Gjonin thyen sistemin e SPAK duke marrë akses në materialet hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Këto informacione, ata më pas i shpërndanë me Agim Ismailin, i cili gjithashtu ia dërgoi dhe palëve të tjera. Gjithashtu është tentuar dhe thyerja e emailit personal të kreut të SPAK në kohën kur është kryer sulmi, por nuk është arritur.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Arnold Rrokajn, Zambak Gjonin, të dy të arrestuar dhe Agim Ismailin, i cili është hetuar në gjendje të lirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT