“Helmuan gazetarët me gaz”, pas deklaratave të Berishës, Erion Braçe i nxjerr FAKTET: Ju për pak i dogjët, shikoni fotoreporterin në flakë

Dita e djeshme në kryeqytet u shoqërua nga kaosi dhe rrëmuja të shkaktura nga protesta e opozitës. Deputeti Erion Braçe, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka ndarë disa foto të shkrepura përgjatë porotestës.

Përmes tyre ai ka ironizuar ato që u thanë dje nga opozita të cilët thanë se gazetarët ishin “helmuar” si pasojë e gazit lotsjellës, teksa thotë se: “Si ishte ajo, “kanë helmuar gazetaret”?!Po për të djegur kush per pak i dogji?! Në foto janë fotoreporterët Florion Goga dhe Armando Babani thuajse në flakë!”

Braçe më tej është shprehur se edhe policët janë “në flakë”, dhe ka thënë se molotovi i përdorur nga protesruesit është “armë vdekjeprurëse”.

“Kodi penal është në kuvend dhe kodi penal duhet të reflektojë-materializojë armën molotov dhe krimin e shkaktuar prej tij!” përfundon ai.

“Helmuan gazetarët me gaz”, pas deklaratave të

Foto e reportereve

Postimi i plotë:

Tirana/5✋sa

Dje, darka ne bulevard;Si ishte ajo, “kane helmuar gazetaret”?!

Po per te djegur kush per pak i dogji?! Ne foto jane fotoreporteret florion goga dhe armando babani thuajse ne flake!

Jane edhe policet mu aty, ne flake!Tani, molotovi eshte arme, madje arme vdekjeprurese;

Kodi penal eshte ne kuvend dhe kodi penal duhet te reflektoje-materializoje armen molotov dhe krimin e shkaktuar prej tij!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT