Hetimet për AKSHI-n, në shtëpi ju gjetën 8 celularë dhe laptopë, zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit kërkon rikthimin e tyre, GJKKO e “shpërfill”

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë në Policinë e Shetetit, Ervina Gjana, për kthimin e celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të kryer në banesën e saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic, gjatë hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Kujtojmë se në banesën e Gjanës u gjetën dhe sekuestruan 8 telefona dhe laptopë. Gjana mban aktualisht funksionin e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.

Në kuadër të hetimit të SPAK për tenderat e AKSHI-t, hetuesit e BKH-së vendosën të kontrollonin banesën e Ervina Gjanës dhe bashkëjetuesit të saj, Renato Hristiç pasi  ata kishin të dhëna të sakta se, bashkëjetuesi i Ervina Gjanës, ishte lidhje e Ergys Agasit, në rolin e shoferit personal. Po kështu, hetuesit kanë dyshime se, Ergys Agasi, përmes Gjanës, vinte në lëvizje strukturat e hetimit kibernetik për të goditur biznese të ligjshme, me qëllim largimin e tyre nga veprimtaria ku ai, apo miq të tij, kishin interesa. Kjo “lidhje” mes tyre është zbuluar nga kamerat e vendosura nga Agasi, tashmë në dorë të hetuesve.

Më 2 gusht 2023, së bashku me Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, drejtoresha e Antikrimit Kibernetik, Ervina Gjana, grabiti databazën me të dhënat e Policisë së Shtetit, sistemi TIMS.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT