Historike! Shqipëria dhe Katari thellojnë partneritetin, nënshkruhet memorandum edhe në fushën e Prokurorisë

Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, vitet e fundit ka arritur të ndërtojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi me shtete me peshë ndërkombëtare, mes tyre edhe Katarin.
Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë forcuar dhe më tej, të shoqëruara me nënshkrimin e një sërë memorandumesh mirëkuptimi dhe marrëveshjesh bashkëpunimi në fusha të ndryshme strategjike.
Në këtë kaudër, një tjetër hap i rëndësishëm u shënua dy ditë më parë, ku Shteti i Katarit dhe Shqipëria nënshkruan një Momorandum Mirëkuptimi, kësaj here për Prokurorinë.
Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin institucional mes Prokurorive të Përgjithshme të dy vendeve, përmes shkëmbimit të eksperiencave, praktikave më të mira dhe rritjes së koordinimit profesional.
Memorandumi u firmos nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Katarit, Dr. Issa bin Saad Al Jafali Al Nuaimi, dhe Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, dy homologët zhvilluan një takim dypalësh, gjatë të cilit shkëmbyen pikëpamje mbi çështje me interes për të dyja vendet dhe diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e prokurorisë publike.