“Humba 380 mijë dollarë në bixhoz për gjysmë ore”, Rogerti “flet pa doreza”: Nuk jam shembull për t’u ndjekur

Banori i “BBVA5”, Rogert Sterkaj, në një bisedë të zhvilluar me Dj Gimbon, ka zbuluar në pjesë të errët nga e shkuara e tij e cila i kushtoi qindra mijëra dollarë.

Pas një debati të ashpër mes tyre, i cili lindi si rrjedhojë e reagimeve të ashpra të Rogertit ndaj banorëve, ky i fundit zbuloi se dikur ka marrë një nga vendimet më të gabuara në jetë duke lozur bixhoz. Në nerva e sipër, Rogerti iu drejtua Dj Gimbos duke i treguar se si humbi 380 mijë dollarë vetëm brenda pak minutave.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh Rogerti, duke bërë publike një nga momentet më të errëta të jetës së tij.

Në lidhje me këtë deklaratë, Dj Gimbo i është kthyer duke i thënë se nuk duhet të mburret me këtë situatë.

Nga ana tjetër, Rogerti i revoltuar i është kundrapërgjigjur banorit duke i thënë se nuk po tregon një pjesë të mirë të tij, por zgjodhi ta bënte publike për të treguar se ai si person nuk ëhstë një shembull i mirë për t’u ndjekur.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu për të treguar tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu drejtua ai Gimbos me tone të larta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT