I fikën mikrofonin në Strasburg teksa fliste, Berisha justifikohet për momentin që bëri bujë në rrjet: E dija, doja vetëm të dilja në kamera

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ndërprerjen e fjalës së tij teksa fliste në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Edhe pse momenti kur drejtuesja e mbledhjes i fiku mikrofonin Berishës ndonëse ai fliste akoma, sot kryedemokrati u shpreh i vetëdijshëm për momentin duke pretenduar se ai e vijoi fjalimin sepse po fliste për pjesën më pikante.
Berisha u shpreh më tej se ai e vijoi fjalimin sepse i intersonte vetëm kamera dhe nuk kishte problem nëse nuk dëgjohej se çfarë fliste.
“Në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet” u shpreh Berisha.
Reagimi i Berishës: Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kurse në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike”, tha Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale.