I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur këtë të martë, 13 janar.
I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK.
Ndoci ishte në burg që prej muajit maj 2020 dhe akuzohet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, si edhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.
Rrethanat e arratisjes së tij momentalisht janë të panjohura. Më shumë detaje pritet të kemi në vijim.
VIJON…