Ish-burri i Blerinës trondit nga burgu: Fëmijët kanë 3 muaj me zgjebe! U ndamë se Blerina më tradhtoi, i dashuri i saj më ka rrahur djalin, po e kërkoj akoma!

Ish-bashkëshorti i Blerina Bashës, nëna që akuzohet se ka lënë tre fëmijët e mitur 3 ditë pa ushqim dhe në kushte higjenike të papranueshme, ka treguar detaje tronditëse nga jeta e tre vogëlushëve vetëm me nënën e tyre.
Sipas tij, fëmijët kishin më shumë se 3 muaj me zgjebe, për shkak të kushteve në të cilat jetonin me ish-gruan Blerina, ndërsa kjo e fundit është akuzuar nga ish-partneri se e ka tradhtuar me dy persona.
“Unë atë e kam kapur me dy persona. Si mund të lërë një baba, nënën e tre fëmijëve të tij. E kanë parë edhe fëmijët kur ka kryer marrëdhënie, të flasin edhe fëmijët, kam edhe video. Ajo thoshte ka urdhër mbrojtje.
Denoncimi është bërë sepse ish i dashuri i saj i ka gjuajtur tim biri dhe unë e kam kërkuar ta rrihja. Ajo më denoncoi në polici. Po kërkoja ish të dashurin, e kërkoj akoma dhe nëse e gjej e di un se çfarë do t’i bëj. E kam me video, më ka rrahur djalin e vogël”, është shprehur ish-burri i Blerina Bashës.
Duke folur nga qelia për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i tre fëmijëve ka treguar se ata kanë jetuar në Itali (ku siç mund të kuptohet nga rrëfimi, ish-burri dhe familja e tij jetojnë akoma) kurse Blerina fillimisht ka ikur në Gjermani e më pas në Shqipëri.
“Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë. Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj. Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më.
Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar. I thash të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha: Do iki! Mora borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, është shprehur ish-burri i Blerina Gjokës.
Ai ka zbuluar se pamjet që tregonin shtëpinë në gjendje aspak të jetueshme, nuk janë të reja për të, pasi një panoramë e tillë ka ndodhur edhe më parë, çka është bërë shkak sipas tij që ish-bashkëshortja të ndërrojë katër herë shtëpi me qera.
“Nuk është hera e parë që shtëpia është në atë gjendje. Kam dëgjuar fjalë që ka faj nëna ime. Sa shtëpi ka ndërruar ajo sepse e linte shtëpinë në atë gjendje, ka ndërruar katër shtëpi dhe situata ishte e njejtë. Mora vesh para 3 muajsh që fëmijët ishin të sëmurë por nuk më tregonte se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa më tregoi që bëhej fjalë për zgjebe dhe refuzonte që kishte të bënte me mungesën e higjenës”, është shprehur ai.