Ish-deputetit i hapen dyert e rikthimit? Luçiano Boçi: Ervin Salianji është pjesë e PD, por ambicia e tij mos të kalojë në ego

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar përçarja brenda Partisë Demokratike, teksa tha se pavarësisht përplasjeve, Ervin Salianji, mbetet pjesë e demokratëve.

Boçi ka deklaruar se Ervin Salianji mendon se po i shërben PD-së me mënyrën sesi operon.

“Unë jam brenda PD, unë do thoja që pozicionin se ku është Salianji e ka përcaktuar ai vetë. Dhe ka thënë jam pjesë e PD. Dhe mënyrën se si operon, artikulohet se i shërben PD sipas gjykimit të tij. Por unë mendoj që secili ka pasqyrën e vet dhe sheh pozicionin e vet dhe ka përgatitjen për të gjykuar se ku është dhe çfarë duhet të bëjë, por kalkulimet janë kalkulime”, deklaroi ai.

Më tej, Boçi kishte edhe një porosi për Salianjin, teksa theksoi se “ambicia e tij, të mos kalojë në ego”.

“Nuk jemi individe qe kemi vetëm ambicie, por i shërbejmë një hapësire me njerëz dhe force më të madhe, por mendoj që ambicia të mos kalojë në ego dhe ka kaluar apo jo, këtë e di vetë Salianji. Komunikim miqësor kemi dhe normal kemi raste që përballemi dhe mund të takohemi, por gjatë kësaj kohe distancat kane qenë të largëta”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT