Ish-këshilltari i Donald Trump me lajm të keq për Sali Berishën, ia “shuan shpresat” për të hyrë në Amerikë (DEKLARATA)

Një prej temave më të nxehta përgjatë viteve të fundit padyshim që ka qenë futja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij në listën e zezë të Shtetve të Bashkuara të Amerikës. Ashtu sikurse dhe është raportuar edhe më herët, kreu i demokratëve ka tentuar disa herë që përmes kompanisë Continental Strategy të lobojë në Amerikë me qëllim që “non-grata” e tij të hiqet.
Por, sa e mundur është kjo? Së fundmi ka folur ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton.
Në një intervistë të shkurtër në A2CNN, Bolton deklaroi se poliitka e SHBA-së për shpalljen “non-grata” nuk përdoret si mjet për goditje politike, por bazohet vetëm në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.
-A mund të hiqen non-grata e personave apo politikanëve të skeduar si persona non-grata përmes lobimit nga ana e SHBA. Apo është një vendin gjeopoliitk që merret nga DASH?
John Bolton: Në fakt duhet të ishte një vendim gjeopolitik. Nuk mendoj se duhet ta përdorim atë për të futur brenda debatit të brendshëm politik.
Ne patëm interesat tona, por nëse njerëzit në të gjithë botën e shikojnë vendimin tonë mbi personat nong-grata, ne mendojmë se është në interesin legjitim të sigurisë së SHBA dhe kjo është diçka që duhet të administrohet dhe nuk ka faktor politik. Vendimet mund të kenë ndikime politike në vendet e prekura dhe kjo nuk duhet të jetë motivi ynë për të bërë një person non-grata në bazë të vendimeve.