“Ish-ministra të përfshirë”, kush qëndron pas abuzimeve të “Bankers”, dalin DETAJE të reja: Është nisur letërporosi drejt…

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me hetimet e nisura ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, e cila rezulton të ketë shmangur pagesat për vite me radhë, duke i shkaktuar kështu një dëm të madh ekonomik shtetit.
Gazetarja Klodiana Lala për “Të paekspozuarit” ka zbuluar se në këtë çështje, referuar hetimeve të deritanishme, rezulton të jenë përfshirë ministra dhe ish-ministra të vendit, po pa zbuluar emra të tyre.
“Janë minimalisht 5-6 ministra apo ish-ministra të përfshirë. Që nga kompani, ose studio avokatore, kupton që janë në nivel të larta dhe pagesa shumë të larta” tha Lala.
Referuar dosjes së SPAK mësohet se në thelb të kësaj kompanie qëndron një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, përmes së cilës janë bërë pagesa selektive. Ndërkohë nga ana tjetër llogaritë e kompanisë në Tiranë konkludojnë të boshatisura dhe me humbje, pasi kompania “Bankers” nuk ka paguar taksa.
Më tej Lala bën me dije se në lidhje me bankën e shfrytëzuar nga kompania në fjalë mësohet se është dërguar një letërporosi në drejtim të Austrisë. Për rrjedhojë sugjerohet që të nisin hetimet dhe ndaj bankës së nivelit të dytë me të cilën bashkëpunoi “Bankers”, për të nxjerrë në pah shifrën e parave të vjedhura.
Kujtojë se më 7 Janar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nxjerrë nga qelia CEO-n kinez të kompanisë “Bankers Petroleum”, Hongping Xiao. Togat e zeza kanë vendosur masën “arrest shtëpie” për Xiaon, masë kjo e konfirmuar së fundmi edhe nga vetë kompania.
Vendimi u mor vetëm pak ditë pasi GJKKO, me kërkesë të SPAK, zgjati fatet hetimore me tre muaj për dosjen “Bankers”.
Klodiana Lala: Ne e kemi mbyllur 2025 me një emision për Bankers. Kam thënë po hetohen disa zyrtarë, ish-ministra. Çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje. Kjo kompani deklaron vetëm humbje dhe nuk ka paguar taksat. Por rezulton sipas të dhënave, që një bankë e nivelit të dytë, është dërguar letërporosi në Austri, kjo bankë ka bërë pagesa selektive dhe çelësi i kësaj çështje, nëse do të merren pagesa që ka kryer, të shihen zyrtarët, kompanitë, ish-ministrat, kompanië e PR, lobimit e me rradhë, gjithë afera Bankers mund të zbardhet. Për momentin nuk ka ndonjë zhvillim, por prokurorët duhet të kthejnë sytë te kjo bankë e nivelit të dytë. Kështu kuptohet se çfarë ka ndodhur me aferën Bankers dhe sa miliona janë vjedhur. Janë minimalisht 5-6 ministra apo ish-ministra të përfshirë. Që nga kompani, ose studio avokatore, kupton që janë në nivel të larta dhe pagesa shumë të larta. Një letër porosi, më rezulton se është nsiur drejt Austrisë dhe pritet të kuptohet se në favor të kujt janë nisur pagesat. Aty bëhet fjalë për pastrim parash në nivel marramendëse. Kompani ofshore janë të vështira për të patur informacion. Anita Jella dhe Enkelejda Millonai, dy prokuroret e SPAK, kanë dërguar një sërë letërporosi dhe këtu është përqëndruar për momentin hetimi.