Ish-ministri bën deklaratën e fortë: Ata që kanë qeverisur Shqipërinë, nuk e…

Ish-ministri i Financave gjate qeverisjes Nano, Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka deklaruar se ata që e kanë qeverisur Shqipërinë, nuk e duan këtë vend.
Më tej Malaj i bëri një thirrje edhe politikanëve, teksa theksoi se ata nuk duhet të mos bëjnë biznes me paratë e taksapaguesve shqiptar.
“Unë dyshoj që janë angazhuar në qeveritë e të gjithë kohrave, nuk e duan këtë vend. E shohin qeverinë si një rrugë të shkurtër për tu pasur në mënyrë të shpejtë.
Dhe ajo që është më e dëmshme në Shqipëri, është lidhja mes bisnesit dhe politikës. Ata që bëjnë politikë, është që të mos bëjnë biznes me paratë e taksapaguesve shqiptar, pasi ata tentojnë të kapin shtetin dhe tek ne është në nivelin e kapjes së shtetit”, tha ish-ministri.