“Isha në Tiranë, ka vajza të jashtëzakonshme”, Shqipëria del në dosjen e përdh*nuesit serial Jeffrey Epstein, ish-kryeministri i shkroi sapo u largua nga kryeqyteti

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten publikimin e shumëpritur të një pjese të madhe të dosjeve të Jeffrey Epstein, që përfshijnë më shumë se 3 milion faqe, të cilat tha se përmbushën detyrimet sipas legjislacionit për transparencë të miratuar vitin e kaluar nga Kongresi Amerikan.

Arsyeja kryesore pse shumë njerëz e kanë pritur publikimin e dosjeve të Epstein për vite me radhë është perspektiva se ata mund të identifikojnë të tjerë që morën pjesë në krimet e Epstein.

Deri tani, me aq sa ka dalë nga dosjet dhe ata që kanë mundur të lëxojnë pjesë prej dokumenteve të klasifikuara, përmendet edhe Shqipëria.

Email mes Thorbjørn Jagland dhe Epstein

“Përshëndetje Jeffrey! Jo, nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, (Shqipëria), vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten”, thuhet në email që Thorbjørn Jagland i kthen Jeffrey Epstein.

Bëhet fjalë për një korrespondencë që Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës ka me Jeffrey Epstein.

Komunikimi në email është i vitit 2012 dhe Thorbjørn Jagland i përgjigjet se nuk ka mundur ta telefonojë “Barbara Daniels” sepse ka qenë në Shqipëri për vizitë. Në këtë periudhë, Jagland ka qenë me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës dhe me këtë cilësi ka ardhur në Shqipëri.

Jeffrey Epstein ishte një trafikant amerikan i qenieve njerëzore, abuzues seksual i fëmijëve, përdhunues serial dhe financier. Epstein krijoi një rreth shoqëror elitar dhe siguroi të paktën 1,000 gra dhe vajza të mitura të cilat iu nënshtruan përdhunimit dhe dhunës seksuale të përsëritur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT