Ishte duke dhënë deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, ku deputetja Gladys Aurora López, e Partisë Kombëtare, është plagosur rëndë pasi një pajisje shpërtheu disa centimetra larg kokës së saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme teksa ajo po jepte një intervistë për mediat, kur deputetja po fliste qetësisht para kamerave dhe papritmas një objekt rrethor u hodh drejt saj.
Ajo u godit në pjesën e pasme të qafës e më pas shpërtheu ne flakë, duke shkaktuar panik dhe frikë të njerëzit që ishin të pranishëm, ku u lënduan edhe disa persona.
López mori plagë të rënda dhe serioze, duke përfshirë djegie dhe dëmtime dëgjimi. Ndërsa shumë nga të pranishmit morën plagë të lehta.
🚨⚡️ #Urgent | 🇭🇳 La députée Gladys #Aurora_López a été blessée plus tôt cet après-midi lorsqu’elle a été touchée par un engin explosif lancé par des extrémistes présumés devant le Palais législatif du Congrès national du #Honduras à Tegucigalpa. pic.twitter.com/jNFnMQh2cl
— Le Monde Multipolaire (@MMultipolaire) January 9, 2026