Juria Ndërkombëtare shpall fituesit për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve” dhe “Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore” në Tiranë

Juria e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve” dhe “Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore” ka bërë publike vendimet përfundimtare, duke shpallur ekipet fituese për secilin prej projekteve.
Për projektin e Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore, fitues u shpall ekipi arkitekturor Rojkind Arquitectos S.C, në bashkëpunim me Son Engineering & Construction, Asab Sh.P.K, Motus dhe Julian Kasharaj.
Ndërkohë, për projektin e Shtëpisë së Re të Fëmijëve, juria përzgjodhi ekipin arkitekturor të përbërë nga Taller Héctor Barroso, Studio B&L L.L.C, Progeen L.L.C, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci.
Në renditjen përfundimtare të konkursit, vendi i parë iu akordua Rojkind Arquitectos S.C, ndërsa vendi i dytë ekipit Taller Héctor Barroso.
Juria rekomandoi që ekipi fitues i vendit të parë të bashkëpunojë me ekipin e renditur në vendin e dytë për zhvillimin e projektit të kampusit të Shtëpisë së Fëmijëve.
Kryeministri Edi Rama theksoi para prezantimit të projekteve ato janë pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës publike nëpërmjet partneritetit publik-privat. Ai u shpreh se këto projekte synojnë të krijojnë kushte moderne dhe dinjitoze, veçanërisht për fëmijët në nevojë, si dhe hapësira funksionale për administratën shtetërore.