Justifikimi i Ramës nuk bind as Lorenc Vangjelin, analisti: S’qëndroi këtu për vajzën e Trump, donte shumë të ishte në Davos

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur mbrëmjen e sotme se justifikimi i Edi Ramës, se nuk shkoi në Forumin e Davos në Zvicër sepse duhet të priste vajzën e Presidentit Donald Trump, nuk është aspak bindës dhe koha do e tregojë arsyen e vërtetë.
“Fakti që Rama nuk shkoi atje, ngre pikëpyetje të tjera pikërisht për këto arsye që thashë. Ndërkohë që justifikimi me praninë e vajzës së presidentit Trump këtu, nuk duket bindës. Edhe sikur të ishte kështu, kishte mundësi të bënte edhe udhëtimin për në Davos dhe të bënte sërish mikpritësin sot në darkë sikundër u tha”, u shpreh analisti në Syri Tv.
Sipas Lorenc Vangjelit, kryeministri Edi Rama do të donte shumë të kishte një fotografi sot me Donald Trump dhe të tjerët në themelimin e Bordit të Paqes, por sërish arsyeja e refuzimit mbetet mister.
“Pavarësisht pasioneve të shumta që ka kjo çështje, duke u nisur nga shuma e pafundme e pikëpyetjeve që kemi, kam përshtypje se mbetem po ato që thamë në fillim në këtë segment. Rama do të donte shumë të ishte në atë rresht, do të donte shumë të kishte atë fotografi.
Po është e vërtetë që do të donte të ndërronte, të ishte edhe nën fustanin e Vjosës, të shkëmbente disa fjalë me presidentin Trump. Arsyeja pse e refuzoi ta bëjë një gjë të tillë, për mua është mister. Nuk më bind arsyeja që jep Rama. Arsyeja është mister, koha do ta rrëfejë” tha ai.