“Kam videon”, gazetari tregon një histori jahti me Ivankën dhe thotë se kjo është arsyeja që Ramën nuk e ftuan në Davos

“Në qershor 2024, në një jaht – goxha luksoz, duhet thënë – andej brigjeve të Vlorës, një orkestër sazesh nga Fieri po performonte. E posedoj videon, por nuk do ta ekspozoj, sepse do të ishte thyerje e besimit dhe e diskrecionit” – shkruan gazetari Habjon Hasani.
Sipas tij, në video shfaqen Ivanka dhe Jared, “që shijonin veçanërisht atë sazexhiun fierak që i binte defit”.
“Ata qëndruan 48 orë në brigjet tona dhe prisnin që Edi Rama t’i vizitonte, sepse ai vetë ua kishte premtuar. Por Rrapi nuk shkoi t’i takonte, sepse asokohe këndonte Blinken e Biden, ndërsa Trump ishte me karton të kuq. Rrapi nuk donte të linte gjurmë afrimiteti me familjen Trump. Provë arbitrare e frikës dhe e paburrërisë së shokut Rrapi” – ironizon gazetari.
Ai shton se “Ivanka dhe i shoqi mbase harrojnë, por ata që porositën orkestrën nuk harrojnë”.
‘Është pikërisht kjo arsyeja pse ai nuk shkoi dot sivjet në Davos: sepse ata që porositën orkestrën nuk harrojnë” – shkruan ai.