Kërcënim ndaj kryeministrit? Noka thirrje Ramës: Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të hapë rrugën, pasi e pret një fund i shpejtë.

“Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë.

Noka më tej tha se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga kartelet kriminale, ndërsa vota e lirë, sipas tij, është asgjësuar.

Ndërsa më tej demokrati theksoi se beteja e opozitës nuk ka si synim ardhjen e PD-së në pushtet, por largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie tranzitore ose teknike, me mision të vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT