Kush po i kërcënon prokurorët e SPAK? KLP miraton kërkesën, shtohet mbrojtja për Klodian Brahon, Altin Dumanin dhe hetuesit e tjerë të Prokurorisë së Posaçme

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është miratuar kërkesën e kreut të SPAK Klodian Braho për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Bëhet me dije se një kërkesë e tillë është bërë, pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij si ish krye prokuror i SPAK.

Mediat bëjnë me dije se përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë te strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin.

Po ashtu në mbrojtje do të merren edhe prokurorët e tjerë si Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, , Vladimir Mara etj.

Gjithashtu në mbrojtje do të merret edhe gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se prokurorët kanë shtimin e mbrojtjes, pasi kanë renditur të dhëna që kanë lidhje me rrezikimin e tij, për shkak të dosjeve që ka hetuar dhe ka firmosur për to.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT