Kush qëndron pas arratisjes “spektakolare” të Altin Ndocit? Prokuroria “skanon” dy EMRAT, me precedent penal, që mund të kenë ndihmuar “të kërkuarin e drejtësië”

Pas arratisjes “spektakolare” të Altin Ndocit nga spitali infektiv në Durrës, grupi hetimor është duke verifikuar dy emra të cilët rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me “të kërkuarin e drejtësisë”. Ata janë Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, emra të njohur për drejtësinë.

Ku Gjyzeli, para 5 vitesh, në 2021 bashkë me tre të tjerë është arrestuar si anëtar i një grupi krimial të trafikimit të drogës, teksa duke transportuar drogë me makinë ka bërë rezistencë, ka goditur makinën e policisë dhe ka tentuar të nxjerrë armën.

Ndërsa Izmir Kusi, rezulton të jetë autor i një aksidenti të rendë në qytetin e Durrësit, prej të cilit ka mbetur e vdekur një 18-vjeçare.

Dyshimi që këta dy persona mund të kenë ndihmuar Ndocin që të arratisej është ende në fazën paraprake të hetimeve dhe ende po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi kanë qënë ndihmës të Ndocit apo jo.

Kujtojmë se në media u publikuan dhe pamje nga momenti kur Altin Ndoci po largohej me vrap nga parikimi i spitalit të Durrësit teksa jashtë e priste një automjet tip “Audi A6”. Një tjetër video e publikuar tregonte se Altin Ndoci u shqoërua për në spital me ambulancën e  burgut, i palidhur me njërin prej policëve me pranga në duar, siç rregullorja e parashikon.

Të tilla pamje ngrejnë pikëpyetje për përfshirje dhe të efektivëve në planin e arratisjes, referuar shkeljeve të rënda të protokollit të shoqërimit të personave të dënuar apo të paraburgosur jashtë ambienteve të burgut.

Përveç faktit se i paraburgosuri nuk ka qenë i lidhur me pranga me efektivin e Burgjeve, tjetër shkelje është dhe se Altin Ndoci është lënë në sigurinë e 2 policëve, ku protokolli standard për persona që paraqesin rrezikshmëri ‘standarde’ parashikon 3 policë si shoqëruar. Qartazi Altin Ndoci nuk ishte i kësaj kategorie, por një person që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT