Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese ka reaguar për mos transmetimin live të seancës plenare publike për çështjen e rrogave të gjyqtarëve.

Kushtetuesja thekson se kjo është për shkak të një problemi teknik dhe seanca mbetet në zhvillim.

Njoftimi i plotë:

“Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se seanca plenare publike e parashikuar sipas kalendarit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese per daten 20 janar 2026 është ende duke u zhvilluar.

Për shkak të një problematike teknike të evidentuar më herët dhe që vijon të jetë në proces verifikimi, transmetimi i saj “live stream” nuk mund të realizohej.

Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për garantimin e transparencës, brenda mundësive teknike ekzistuese”, shkruan Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, Rama në reagimin e tij e cilëson procesin si një precedent të rrezikshëm dhe ngre shqetësime mbi ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në sistemin e pagave dhe ndarjen e pushteteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT