Kuvendi me televizion të vetin, projekti prej 500 mijë eurosh për ngritjen e “Media Room”! Në plane dhe bashkëpunimi me RTSH (DOKUMENTI)

Prej disa ditësh, deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë ndezur një debat të madh publik mbi vijimsinë e Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). Në një vorbull të tillë debatesh, Kuvendi i Shqipërisë prezanton projektin për krijimin e një televizioni të vetin, i cili do të bashkëpunojë dhe me RTSH.

Për krijimin e “Media Room” është parashikuar një investim prej 500 mijë eurosh me funksion të përhershëm dhe në bashkëpunim me RTSH për transmetimin në kanalin RTSH Kuvend. Kjo qendër e re mediatike do të ngrihet pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit në Kuvend, dhe sipas dokumentit, parashikohet të luajë një rol të trefishtë;

Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.

Analitik: të shpjegojë proceset legjvënëse, reformat dhe ndikimet e tyre.

Edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.

Paraprakisht, puna është parashikuar të nisë me një staf minimal redaksie për prodhim të përmbajtjeve bazike: Transmetime live, kronika, intervista, bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetimin dhe arkivim të materialeve.

Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë. Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale”, thuhet në dokument.

Fondi i parashikuar do të investohet për studio televizive moderne, prodhim të plotë video/audio për TV Parlamentar, dhe platformë publike televizive të Kuvendit, e integruar me shërbimet AI. Do të ofrohen komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave për seancat dhe komisionet.

Iniciativa premton të ofrojë përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.

Kuvendi me televizion të vetin, projekti prej 500 mijë eurosh për

Kuvendi me televizion të vetin, projekti prej 500 mijë eurosh për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT