Lapaj dhe Shehaj refuzuan ftesën e tij, Berisha nuk humb shpresat: Mund të ndryshojnë mendim deri nesër, derën e kanë të hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët.

Gjatë konferencës, Berisha u pyet lidhur me tryezën e diskutimit që pritet të mbahet ditën e nesërme me pjesëmarrjen e faktorëve opozitarë, me temën “Zgjidhja për Shqipërinë”.

Megjithatë, ditën e djeshme tre forca të reja opozitare “Partia Mundësia”, “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” e kanë refuzuar ftesën për pjesëmarrje, secila për arsye të ndryshme.

I pyetur në lidhje me këtë refuzim, Berisha zgjodhi të mos komentojë drejtpërdrejt, duke theksuar se ata “mund të ndryshojnë mendim dhe pastaj çfarë ngelet nga fjala ime.”

“Po mund t’i paragjykoj unë ata pa u mbledhur tryeza. Po ja që mund të ndryshojnë mendim dhe pastaj çfarë ngelet nga fjala ime. Dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe janë të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë të mirëpritur. Kjo ka vetëm për qellim një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie. Prandaj unë s’bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë para ditës dhe para tryezës,” u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT