Lapajt s’i del e keqja me Shabanin: “Kolltukofag” i etur për karrigen e avokatit

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, duket se nuk e ka lënë “mllefin” ndaj ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani.
Gjatë një interviste televizive, Lapaja e quajti Shabanin si “Kolltukofag i etur për karrigen e avokatit”.
“Nuk do ti fusnim familjarët të digjnim listat e mbyllura. Pati një qëllim të mirë por u shfrytëzua nga qenëria e së ligës. Dhe përdorën një kolltukofag, një njeri që ka qenë i etur për karrigen e avokatit. Për tu bërë avokati populli mjafton të mbrosh interesin popullor dhe ja ku u bëre”, tha ai.
Kujtojmë që pas zgjedhjeve të 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani u përfshinë në një përplasje, pasi daja i ish-kreut të “Nismës Thurje”, tentoi që të marrë mandatin e deputetit të fituar në Tiranë.