LIVE/ Pamje si nëpër filmat e Hollywood, i prangosur dhe i rrethuar nga policia, momentet kur Maduro dërgohet në Gjykatë

Presidenti i Venezuelës i cili u arrestua dy ditë më parë nga forcat amerikane është transportuar për në Gjykatën e Bruklinit.
Nicolas Maduro së bashku me bashkëshorten e tij, Celia Flores, janë dërguar në gjykatë për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi ta nga shteti amerikan.
Maduro, i cili mbante veshur një kostum në ngjyrë jafe dhe këpucë portokalli, u shoqërua nga oficerë policie të armatosur në një helikopter që u ul në një pistë helikopterësh pranë gjykatës. Nga atje, një furgon i blinduar e mori atë dhe gruan e tij për t’i çuar në gjykatën e Bruklinit .
Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij do të dalin sot para gjykatës për tu përballur me akuzat për trafikun e drogës dhe krime të tjera, dy ditë pasi u arrestua nga forca militare e SHBA në Karakas.
Maduro akuzohet për narko-terrorizëm dhe import të kokainës përveç akuzave të tjera sipas aktakuzës. Edhe mbi të shoqen rëndojnë të njëjtat akuza.
Edhe pse Venezuela ka zgjedhur një lidere të ndërmjetme Delcy Rodrigues, që është vetëofruar të punojë me SHBA, presidenti Trump sërish ngulmoi në kontrollin mbi Venezuelë, duke thënë se qeveria e tij do të merrej me vendin.
Ndërkohë që më parë Rubio pati deklaruar se SHBA do të vazhdonte bashkëpunimin me lidershipin e ri në Caracas. Zoti Trump sugjeroi gjithashtu që SHBA mund të ndërmerrte aksione në vende të tjera duke përfshirë Kolumbinë, Meksikën dhe Greenland. I pyetur nëse kjo do të thoshte një operacion I SHBA kundër Kolumbisë, ai u përgjigj: “më duket mirë”.