Lushnja 35 vjet pluralizëm: Nga guximi i 4 Janarit 1991 te sfida e “neodiktaturës” sot! Murrizi dhe Korreshi urojnë demokratët lushnjarë

Ky 4 Janar, shënon 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lushnjë, një datë që rikthen në kujtesë mitingun historik të vitit 1991, kur qytetarët e guximshëm u mblodhën në sheshin para postës së qytetit për të shpallur zyrtarisht pluralizmin politik, pas 45 vitesh diktaturë.
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka kujtuar këtë përvjetor si një moment themelor për demokracinë në Lushnjë, duke vlerësuar rolin e burrave, grave, të rinjve dhe të rejave që sfiduan hapur regjimin komunist.
Ai ka rikthyer në vëmendje përplasjet e ashpra me forcat e regjimit, të ndodhura menjëherë pas mitingut, si dhe revoltën qytetare që pasoi, e mbushur me mllef dhe qëndresë të akumuluar ndër dekada.
“Si sot 35 vite me pare me 4 janar te vitit 1991 ora 15:30 ne sheshin para postes se Qytetit,Qytetaret kurajoz Lushnjar u mblodhen ne mitingun e pare pas 45 vitesh per te shpallur themelimin e deges se Partis Demokratike Lushnje
Burrat dhe Grat, Djemt dhe Vajzat Lushnjar ,antikomunist e njerez te guximshem plot kurajo dhe bindje per nje permbysje te rregjimit bastard komunist sfiduan rregjimin dhe falangat kriminale te tij ku pak pas perfundimit te ketij mitingu historik u perleshen me forcat speciale qe rregjimi kishte sjell per te frikesuar Qytetaret Lushnjar
Nga data 8 dhjetor 1990 ku studentet u perplasen me policin ne dalje te qytetit studenti, kjo ishte perplasja e pare frontale dhe publike mes Qytetareve dhe forcave te rregjimit komunist te cilat u detyruan te ikin me bisht nder shal te shpartalluar duke u futur ne oborrin e deges se brendeshme por edhe aty Qytetaret te rrevoltuar rrethuan degen e brendeshme dhe qelluan me gure duke shprehur nje revolt dhe mllef 45 vjeçar te akumuluar kundra komunizmit
RESPEKT E MIRENJOHJE PER ÇDO QYTETAR LUSHNJAR PJESMARRES NE ATE MITING HISTORIK TE 4 JANARIT 1991”, shkruan Murrizi ndër të tjera, ndërkohë që nga ana tjetër deputeti demokrat, Saimir Korreshi, e ka lidhur këtë përvjetor historik me realitetin aktual politik, duke e cilësuar situatën e sotme si po aq të rëndë, madje më problematike se ajo e 35 viteve më parë.
Sipas tij, Lushnja dhe demokratët kanë treguar guxim edhe në diktaturën e dikurshme dhe nuk janë tërhequr, ndërsa sot vendi përballet me një formë të re autoritarizmi, të shoqëruar me kapje të pushtetit, krim të organizuar, presion politik dhe degradim ekonomik e bujqësor.
“Sot jemi ne neodiktature, nje hap na ndan nga istalimi i asaj te 35 viteve me pare, kapje e cdo hallke te pushtetit dhe krimit te drejtuar nga pushteti. “Genocid” me buxhetin e shtetit ne formen e grupeve te strukturuara kriminale me ne krye Palloshin.
Vjedhje te zgjedhjeve presion mbi çdo Demokrat e qytetar qe mendon ndryshe rrenim i ekonomise e bujqesise, braktisje e largim nga vendi. Nje panorame e trishtuar dhe nje shtet qe Lengon”, shkruan Korreshi.
Reagimi i Myslim Murrizit: SOT 4 JANAR 2026
I UROJ NGA ZEMRA ÇDO DEMOKRATI LUSHNJAR DHE ÇDO KONTRIBUESI NE KETO 35 VITE
GEZUAR DITEN E PLURALIZMIT LUSHNJAR
GEZUAR KRIJIMIN E DEGES SE PD LUSHNJE
Si sot 35 vite me pare me 4 janar te vitit 1991 ora 15:30 ne sheshin para postes se Qytetit,Qytetaret kurajoz Lushnjar u mblodhen ne mitingun e pare pas 45 vitesh per te shpallur themelimin e deges se Partis Demokratike Lushnje
Burrat dhe Grat, Djemt dhe Vajzat Lushnjar ,antikomunist e njerez te guximshem plot kurajo dhe bindje per nje permbysje te rregjimit bastard komunist sfiduan rregjimin dhe falangat kriminale te tij ku pak pas perfundimit te ketij mitingu historik u perleshen me forcat speciale qe rregjimi kishte sjell per te frikesuar Qytetaret Lushnjar
Nga data 8 dhjetor 1990 ku studentet u perplasen me policin ne dalje te qytetit studenti, kjo ishte perplasja e pare frontale dhe publike mes Qytetareve dhe forcave te rregjimit komunist te cilat u detyruan te ikin me bisht nder shal te shpartalluar duke u futur ne oborrin e deges se brendeshme por edhe aty Qytetaret te rrevoltuar rrethuan degen e brendeshme dhe qelluan me gure duke shprehur nje revolt dhe mllef 45 vjeçar te akumuluar kundra komunizmit
RESPEKT E MIRENJOHJE PER ÇDO QYTETAR LUSHNJAR PJESMARRES NE ATE MITING HISTORIK TE 4 JANARIT 1991
Respekt e mirenjohje per çdo DEMOKRAT LUSHJAR kontribues ne 35 vite te ekzistences se PD dega Lushnje
Mirenjohje pa kufi per qendrestaret e viteve te veshtira 1997-2005 ku me shum sakrifica u ruajt pluralizmi dhe u mbajt ne kembe Partia Demokratike
Reagimi i Saimir Korreshit: Si kurr me pare dhe ky 4 Janar na gjen ne te njejten situate si 35 vjet te shkuara apo ndoshta dhe me keq se atehere!
Ne ate ate diktature te eger Lushnjaret dhe Demokratet GUXUAN dhe nuk u terhoqen.
Perulje te gjithe demokrateve, qe kurr nuk jane perulur dhe sfiduan ditet me te egra. Mirnjohje per cdo drejtues nder vite, kryetar grupseksionesh e seksionesh te cilet kane mbajtur peshen me te madhe ne cdo perballje zgjedhore, respekt dhe vlersim per cdo komisioner, vezhgues e numerues te cilet skane bere kurr mbrapa.
Perulje per forumin e Gruas dhe ate rinor si vler e shtuar e deges.
Sot jemi ne neodiktature, nje hap na ndan nga istalimi i asaj te 35 viteve me pare, kapje e cdo hallke te pushtetit dhe krimit te drejtuar nga pushteti. “Genocid” me buxhetin e shtetit ne formen e grupeve te strukturuara kriminale me ne krye Palloshin.
Vjedhje te zgjedhjeve presion mbi çdo Demokrat e qytetar qe mendon ndryshe rrenim i ekonomise e bujqesise, braktisje e largim nga vendi. Nje panorame e trishtuar dhe nje shtet qe Lengon.
Falenderoj çdo Lushnjare qe guxoj edhe ne frymen e ketij terrorri Shteteror te votoj Partine Demokratike, falenderoj guximtaret qei bashkohen protestave antiregjim.
Demokrate koha e narkoshtetit i ka ditet e numeruara. Besomeni!
Ju uroj te gjitheve Gezuar 4 Janarin diten e Guximtareve dhe diten e Themelimit te Partise Demokratike Dega Lushnje!