Marco Rubio vendos në “piedestal” Donald Trump dhe paralajmëron armiqtë: Mos bëni lojëra me këtë president se nuk do t’iu eci (VIDEO)

Gjatë konferencës së Donald Trump, fjalën e mori edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili vuri theksin te lidershipi dhe vendosmëria e presidentit amerikan. Rubio e cilësoi Trump si një president që, ndryshe nga paraardhësit e tij, ka kaluar nga fjalët te veprat, duke marrë vendime konkrete në momente kyçe për sigurinë kombëtare.

Në fjalën e tij, Rubio theksoi se arrestimi i Nicolas Maduros ishte prova më e qartë se administrata Trump nuk toleron kërcënime ndaj SHBA-së dhe se paralajmërimet e saj nuk janë retorikë politike. Ai nënvizoi se Maduro përbënte rrezik të drejtpërdrejtë për interesat amerikane dhe se kishte pasur mundësi të ndryshonte rrugë, por zgjodhi përballjen me pasojat.

Sipas tij, operacioni i fundit shërben si mesazh i qartë se administrata e Trump nuk pranon lojëra politike apo sfida ndaj autoritetit amerikan.

“Kemi provën më të mirë se Presidenti i 47- i SHBA nuk bën shaka. Në 15 vitet e fundit ka pasur shumë presidentë që kanë thënë do bëj këtë do bëj atë, por në fund nuk kanë bërë asgjë. Ndërsa, zoti Trump është presidenti i aksionit dhe veprimit. Ndryshe nga të tjerët që veçse shkruajnë letra dhe mbajnë konferenca shtypi. Maduro ishte një kërcënim për SHBA dhe Trump mundësoi arrestimin. Maduro kishte mundësinë të zgjidhte, por tani po paguan pasojat e veprimit të tij. Mos luani lojëra, mos bëni lojëra me këtë president se nuk do t’iu eci. Besoj se nga operacioni u nxor një mësim i mirë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT