“Më bëri dy herë ofertë për poste të larta në qeveri”, Lapaj zbulon prapaskenat me Ramën: Donte të më digjte politikisht

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa tha se kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për t’u bashkuar me qeverinë.

Lapaj tha se Rama i ka bërë ofertën në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, ndërsa tha se ai e ka refuzuar kryeministrin..

“Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë,” u shpreh ai.

Ndërsa tha se oferta ishte bërë për ta djegur politkisht.

“Pas gjashtë muajsh do të ishim hedhur jashtë. Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe të na nxirrnin jashtë,” tha Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT