Me Donald Trump nuk bëhet “shaka”, Shtëpia e Bardhë PROVOKON botën: Provoje dhe shiko çfarë ndodh

Pas një operacioni të suksesshëm të forcave amerikane në Venezuelë, që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Shtëpia e Bardhë ka dalë me një paralajmërim të fortë për të gjithë udhëheqësit që mund të mendojnë të sfidojnë SHBA-në.
Në një postim zyrtar, thuhet qartë: “No games. FAFO.” Kjo shprehje, përdoret si një paralajmërim i drejtpërdrejtë se veprimet e pamatura ose kërcënimet ndaj SHBA-së do të kenë pasoja të menjëhershme dhe të rënda.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen vetëm pak orë pas arrestimit të Nicolas Maduros, duke theksuar se vendimi për të ndërhyrë nuk ishte vetëm një mesazh për Venezuelën, por edhe një shembull për botën.
Ka qenë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ai i cili e ka përforcuar këtë mesazh gjatë konferencës për media, duke deklaruar se arrestimi i Maduros nuk është rastësi, por një dëshmi se administrata amerikane nuk bën lojëra: “Kemi provën më të mirë se presidenti i 47-të i SHBA-së nuk bën shaka. Në 15 vitet e fundit ka pasur shumë presidentë që kanë thënë do bëj këtë do bëj atë, por në fund nuk kanë bërë asgjë. Ndryshe nga ata, unë veproj,” tha ai.
Sekretari Rubio shtoi gjithashtu: “Ky është një mesazh për botën. Administrata Trump nuk toleron kërcënime ndaj SHBA-së. Kushdo që sfidon autoritetin tonë, do të përballet me pasojat.”