“Më ofroi post në shtet”, Dash Sula pranon se është telefonuar nga Rama: Më vlerësoi për dinjitetin dhe integritetin

Ish-deputetit i PD-së Dashnor Sula, i cili ditën e djeshme u përfol se do të merrte rolin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, ka deklaruar se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Por Sula ka deklaruar se është telefonuar nga kryeministri Edi Rama dhe ky i fundit i ka ofruar një post që të kontribuojë në shtetin shqiptar.

Po kam pasur komunikim, më ka telefonuar Edi Rama. Dhe për një arsye e më ka thënë: Respektoj dinjitetin tënd dhe integritetin, të ftoj të kontribuosh për shtetin shqiptar aty ku mendon ti se mund të kontribuosh’’, tha ai.

Ish-deputeti më tej tha se e ka falenderuar kryeministrin dhe se e ka refuzuar ofertën e tij, pasi ka angazhimet e tij personale.

‘’Ka qenë që në gusht, fillim shtatori, ka qenë shumë i sinqertë. Unë e kam falënderuar, i kam thënë kam punët dhe angazhimet e mia personale. Ne kemi pasur debate, jemi anatemuar, por telefonata tregon civilizimin e kryeministrit”, tha Sula në News24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT