“Më shantazhuan…” Skandali seksual që tronditi Malin e Zi, zyrtarja e lartë flet për herë të parë pas postimit të videove me këshilltarin e presidnetit: Thanë se s’kisha ku të fshihesha

Një skandal i madh seksual dhe politik ka ndodhur në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidnetit të Malit të Zi.
Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të saj, Pajković inkurajoi “çdo grua” të kundërshtojë idenë që ato duhet të heshtin për situata të tilla dhe akuzoi Vukšić për shantazh me videon, për tëë cilën tha se nuk e dinte që ekzistonte deri në shpërndarjen e saj.
“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi”, tha Pajković.
Më tej ajo ka shtuar se largimi i saj ishte për arsye personale por akuzoi Vukšić se e kishte kërcënuar me videon dhe e kishte detyruar të mbante gojën mbyllur: “Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit,”
Pajković ka bërë një ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve të papërshtatshme, duke përfshirë një foto të saj. Ajo gjithashtu ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse brenda zyrës së presidentit.
Përmes një mesazhi zanaor thuhet të jetë paralajmëruar që “i gjithë Mali i Zi do ta shohë” materialin e papërshatshëm në fjalë.
Kujtojmë se Vukšić, dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, dhe ai po ashtu përmëndi arsye personale teksa mohoi çdo përgjegjësi për shkeljen e privatësisë së Pajković dhe shpërndarjen e videove duke theksuar se ai e pa materialin për herë të parë vetëm kur ai filloi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale.
Ndërkohë që ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.