Momente TMERRI! Stuhi me erëra të forta dhe shi, aeroplani nuk mund të ulet dot në pistë (PAMJE)

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu po godet Stambollin, duke shkaktuar kështu probleme si në tokë por dhe në ajër.

Për shkak të erërave të forta, avionët po hasin vështirësi në ulje në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gokcen. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme një prej avionëve është përballur me vështirësi përgjatë uljes në pistë.

Në të njëjtën kohë, stuhia ka çuar në pezullimin e të gjitha shërbimeve të trageteve bregdetare. Anija me qindra pasagjerë që operonte në linjën Topçular-Eskihisar, në rajonin e Gialovës, ra “viktimë” e erërave të stuhishme.

Erërat e forta rrëzuan pemë në disa zona, duke dëmtuar makina, ndërsa disa rrugë u desh të mbylleshin për shkak të pemëve të rrëzuara.

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se erërat po frynin me shpejtësi prej 100 kilometrash në orë,  një nivel që klasifikohet si nën intensitetin e një uragani. Stambolli po përballet me një nga stuhitë më të rënda përgjatë viteve të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT