Moti i keq me reshje shiu godet Greqinë, rrugët kthehen në “lumenj” (VIDEO)

Moti i keq ka goditur këtë të mërkurë Greqinë, ku reshjet e dendura të shiut kanë shndërruar rrugët në lumenj, duke shkaktuar bllokime të shumta në qarkullim.

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, disa zona janë përballur edhe me ndërprerje të energjisë elektrike.

Rruga Kypseli është bllokuar plotësisht, pasi është kthyer në një rrezik serioz për qytetarët.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë përpara edhe automjete, duke krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT