Ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë/ “Avari” dhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, spitali me gjeneratorë dhe një pjesë pa drita! Pacientët transferohen në repartet e tjera

Avaria nën një prej stacioneve kryesore që furnizon Tiranën me energji elektrike, përveç pjesës më të madhe të kryeqytetit, ka lënë pa drita dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ky skandal vijon tashme prej gati 1 ore dhe ajo që e rëndon më shumë situatën, është se QSUNT nuk ka kapacitetet për të siguruar furnizim pa ndërprerje me energji nëpërmjet gjeneratorëve të të gjithë godinave apo reparteve.
Aktualisht pa energji elektrike nuk ka vetëm godina e ish-urgjencës, ku ndodhet reminacioni qendror, shërbimet e imazherisë dhe spitali ditor. Të gjithë pacientët e ndodhur në këtë anë të QSUNT, janë transferuar në të tjera reparte ku nuk është ndërprerë energjia elektrike.
Godina e ish-urgjencës është e pajisur me gjeneratorë, por mesa duket nuk është funksional për arsye të paditura.