“Ndikim i paligjshëm!” Studentët e stomatologjisë bëjnë denoncimin e FORTË ndaj fakultetit: Dekania dhe zv.dekania “nën petkun” e takimit orientues favorizojnë kandidatin e tyre të preferuar për Këshillin (POSTIMET-DEKLARATA)

Disa studentë të Fakultetit të Mjeksisë Dentare kanë bërë një denconcim për medait në lidhje me një ndërhyrje sipas tyre të paligjshme në zgjedhjet e Këshillit Studentor në këtë fakultet. Ata e mbështesin denoncimin e tyre në ligjin 80/2015 si edhe në rregulloren përkatëse të universitetit.

Studentët kanë shkruar, se në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen e fakultetit por edhe në faqet personale të “Facebook” të dekanes dhe zv.dekanes, është bërë me dije një takim orientues për studentët e vitit të parë të Stomatologjisë i cili, ka nisur në orën 10:00 dhe drejtohet nga studenti Klajdi Peca.

“Ky student është i përfolur që do mbështetet dhe i paracaktuar për të kandiduar për Kryetar të Këshillit Studentor”, shkruhet në pronioncim teksa shtohet se shpallja publike nga drejtuesit e institucionit dhe promovimi i tij “tregon qartë ndikimin e paligjshëm dhe cënimin e procesit”

Sipas studentëve ky veprim përbën ndërhyrje të drejtëpërdrejtë dhe të paligjme të autoritetit akademik në një process zgjedhor studentor, teksa e mbështesin opinionin e tyre me bazë ligjore.

“Fakti që ky promovim institucional realizohet përpara studentëve të vitit të parë — të cilët ndodhen në një pozicion veçanërisht të ndjeshëm informues dhe psikologjik — e rëndon edhe më tej shkeljen, duke krijuar një avantazh të padrejtë elektoral dhe duke paragjykuar rezultatin e zgjedhjeve për Këshillin Studentor” thuhet më tej në deklaratë, teksa këmbëngulet fortë që ky takim të mos justifikohet si “orientues” pasi sipas tyre në thelb përbën favorizim institucional të këtij kandidati konkret të përmendur nga studentët.

“Për sa më sipër, kërkojë të denoncohet publikisht ky veprim i tyre dhe ndërprerja e menjëhershme e çdo forme përfshirjeje të strukturave drejtuese në procesin zgjedhor studentor, rivendosja e ligjshmërisë dhe respektimi strikt i Ligjit nr. 80/2015 dhe rregulloreve universitare”, është shkruar më tej në denoncim, ndërkohë që në përfundim të deklaratës është dhënë e gjithë baza ligjiore më nene ku mbështetet.

Në fund, është sqaruar se ky veprim nuk kandodhur nga nga drejtuesit e Fakultetit të mjekësisë dhe Infiermerisë.

Denoncimi i plotë:

Denoncim ndaj Fakultetit të Mjekësisë Dentare, për ndërhyrje të paligjshme në zgjedhjet e Këshillit Studentor – FMD

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Në mbështetje të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të rregulloreve përkatëse universitare, bëjmë publik një rast të rëndë të shkeljes së ligjit dhe të parimeve themelore të autonomisë universitare dhe përfaqësimit studentor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (FMD).

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të fakultetit dhe në faqet e tyre personale të FB,  Dekania znj. Silvana Bara dhe Zv/Dekania znj. Rosela Roco të  FMD, kanë publikuar   takimin orientues për studentët e vitit të parë të Stomatologjisë,  planifikuar për sot në orën 10:00, i cili do  të zhvillohet dhe të drejtohet nga studenti Klajdi Peca. Ky student është i përfolur që do mbështetet dhe i paracaktuar për të kandiduar për Kryetar të Këshillit Studentor.  Shpallja publike nga drejtueset e FMD dhe promovimi i tij i dukshëm tregon qartë ndikimin e paligjshëm dhe cënimin e procesit.

Ky veprim përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe të paligjshme të autoritetit akademik në një proces zgjedhor studentor, në kundërshtim flagrant me:

parimin e autonomisë universitare dhe vetëqeverisjes studentore, të garantuar nga Ligji nr. 80/2015;

parimin e ndarjes së kompetencave ndërmjet strukturave akademike dhe organeve përfaqësuese studentore;

parimin e neutralitetit të administratës publike dhe akademike ndaj proceseve zgjedhore;

të drejtën e studentëve për zgjedhje të lira, të barabarta dhe pa ndikim institucional.

Ligji nr. 80/2015 përcakton qartë se:

organet përfaqësuese të studentëve janë struktura të pavarura, të zgjedhura vetëm nga studentët;

institucionet dhe autoritetet drejtuese nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë, të orientojnë apo të favorizojnë kandidatë në proceset e përfaqësimit studentor;

çdo ndikim i tillë përbën shkelje të ligjshmërisë dhe deformim të procesit demokratik brenda institucionit të arsimit të lartë.

Fakti që ky promovim institucional realizohet përpara studentëve të vitit të parë — të cilët ndodhen në një pozicion veçanërisht të ndjeshëm informues dhe psikologjik — e rëndon edhe më tej shkeljen, duke krijuar një avantazh të padrejtë elektoral dhe duke paragjykuar rezultatin e zgjedhjeve për Këshillin Studentor.

Ky veprim nuk ka asnjë bazë ligjore dhe nuk mund të justifikohet si “takim orientues”, pasi në thelb përbën: favorizim institucional të një kandidati konkret dhe ndërhyrje në vullnetin zgjedhor të studentëve, çka e bën procesin të kontestueshëm dhe të pavlefshëm në parim.

Për sa më sipër, kërkojë të denoncohet publikisht ky veprim i tyre dhe ndërprerja e menjëhershme e çdo forme përfshirjeje të strukturave drejtuese në procesin zgjedhor studentor, rivendosja e ligjshmërisë dhe respektimi strikt i Ligjit nr. 80/2015 dhe rregulloreve universitare;

Marrja e përgjegjësisë institucionale dhe administrative për këtë shkelje të rëndë;

Garantimi i zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pavarura për Këshillin Studentor në FMD.

Ky denoncim bëhet publik në funksion të mbrojtjes së ligjit, autonomisë universitare dhe të drejtës kushtetuese të studentëve për përfaqësim të lirë dhe demokratik.

Ligji Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë” në Shqipëri garanton autonominë studentore, duke u dhënë studentëve të drejtën për t’u organizuar në Këshilla Studentorë (KS), të cilët përfaqësojnë interesat e tyre në organet vendimmarrëse të universiteteve. Ata zgjidhen me votë të lirë, marrin pjesë në zgjedhjen e autoriteteve dhe menaxhojnë buxhetet për aktivitetet e tyre Ligji Nr. 80/2015 Universiteti i Tiranës.

Pikat kryesore të autonomisë dhe përfaqësimit studentor:

Organizimi: Studentët kanë të drejtë të krijojnë struktura të pavarura përfaqësimi, si Këshillat Studentorë në nivel fakulteti dhe universiteti Ligji Nr. 80/2015.

Përfaqësimi në Vendimmarrje: Përfaqësuesit e studentëve janë pjesë e Senatit Akademik dhe bordeve të administrimit, duke ndikuar në vendimet për tarifat, kurrikulat dhe jetën akademike Ligji Nr. 80/2015 Universiteti i Tiranës.

Zgjedhjet: Anëtarët e këshillave zgjidhen në mënyrë demokratike, me votë të drejtpërdrejtë, të fshehtë dhe të barabartë nga të gjithë studentët Ligji Nr. 80/2015.

Buxheti: Institucionet e arsimit të lartë (IAL) duhet të mbështesin financiarisht aktivitetet e Këshillave Studentorë, duke alokuar fonde nga buxheti i universitetit Ligji Nr. 80/2015.

Qëllimi i këtyre dispozitave është rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve ndaj nevojave të studentëve dhe forcimi i rolit të tyre në qeverisjen universitare Ligji Nr. 80/2015.

Neni 99 i ligjit përcakton.

Këshillat e studentëve

1. Studentët kanë të drejtë të organizohen në

këshilla studentorë në nivel njësie kryesore,

institucioni të arsimit të lartë, si edhe në nivel

kombëtar.

2. Këshillat e studentëve janë organizime të

pavarura të studentëve në institucionet e arsimit të

lartë, të cilat nuk zhvillojnë veprimtari politike dhe

ekonomike. Këto këshilla promovojnë pjesë-

marrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqë-simin

e tyre në organet drejtuese të institucioneve të

arsimit të lartë.

3. Këshillat e studentëve zgjidhen çdo dy vjet nga

votat e studentëve dhe mbështeten në

legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i

zgjedhur në këshillat e studentëve përfundon

studimet universitare, ai zëvendësohet nga

kandidati pasardhës në renditje për nga numri i

votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në

përfundim të mandatit të nisur.

4. Këshillat e studentëve nuk mund të

organizohen me struktura të tjera politike e

jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të

lartë. Modalitetet dhe procedurat për krijimin,

organizimin dhe funksionimin e tyre përcaktohen në

statutet dhe rregulloret e institucioneve të arsimit

të lartë, në përputhje me këtë ligj, mbësh-tetur edhe

në propozimet e paraqitura nga studentët.

5. Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe

propozime për të gjitha problemet me interes të

përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për

planet dhe programet e studimeve, rregulloret për

veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar,

cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të

shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për

studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve

ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e

veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike,

sportive etj.

6. Institucionet e arsimit të lartë mbështetin

këshillat e studentëve dhe financojnë veprimtari të

tyre.

Ka një rregullore të UMT , për zgjedhjet e këshillave studentorë në UMT, miratuar me vendimin numer 68 i datës  21.12.2017, miratuar nga Senati.

Sikurse shihet veprimi i dekanes dhe i zv.dekanes së FMD,bie në kundërshtim të plotë me aktet ligjore e nën ligjore dhe ka për qëllim tē kompromentojë e të prishë procesin duke ndikuar dhe promovuar studentë pranë tyre dhe në shërbim të tyre. Ky veprim nuk ka ndodhur nga drejtuesit e Fakultetit të mjekësisë dhe atë të Infermierisë.

Ju falenderojmë dhe ju lutemi për anonimatin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT