Ndodh në Dimal, plehrat e hedhura bllokojnë kanalin dhe shkaktojnë përmbytje, momenti kur skrepi i nxjerr në “dritë” (VIDEO)

Shqipëria në tre ditën e fundit po përballet me një situatë të rënduar të përmbytjeve, teksa raportohet se me mijëra hektarë janë nën “pushtetin” e ujit. Por një nga shkaqet kryesore janë edhe hedhjet e plehrave.

Në një video të postuar në Facebook nga biznesmeni Vladimir Shehu, tregon momentin kur një kanal është bllokuar nga plehrat në Drenovicë të Dimalit, ku është shkaktuar edhe përmbytje.

Shehu shkruan se ura është ndërtuar nga 19 vite më parë, por tani është kthyer në një problem, pasi mbetjet e kanë bllokuar qarkullimin e ujit.

“Sot me dat 7.2026 nga hedhja e mbeturinave ne kanal esht blĺokuar  kanali kryesor drenovice bashkia Dimal e them me plot goj per ca plehra funderina qe flasin fajin e ka ura ku kjo ure esht ber nga une personalisht 19 vjet me par dhe ska pas kurr probleme prandaj dua te them vetem nje fjal o njerez keqberes zoti jua shperbleft amin”, shkruan biznesmeni.

Në videon e postuar nga biznesmeni, shihet qartë momenti kur skrepi zhbllokon kanalin dhe më pas dalin mbetjet, kryesisht plastike.

Duket se mospastrimi i kanaleve, ndwrtimet pa kriter, njw nga shkaqet kryesore tw pwrmbytjeve janw edhe plehrat e hedhura vend e pa vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT