Ndryshimet në Kodin Penal, neni i çuditshëm: Nëse organizon takime jashtë vendit ku bëhet s*ks, dënohesh deri në 6 vite burg

Në seancën maratonë në Kuvend, u miratuan në orën 03:00 të mëngjesit të mërkurës, disa ndryshime në Kodin Penal.
Nenet që u ndryshuan lidhen kryesisht me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale, kryesisht për përfshirjen e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur në forma të zgjeruara dhe organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale.
Por duket se neni i tretë, pasi bëhet fjalë për nenin 108/b thuhet se nëse kryen marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi, pra në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, do të vuash dënimin me burg kur të kthehesh.
Në draft nënvizohet se dënimi nuk vlen vetëm për ata që e kanë organizuar takimin mes dy personave apo udhëtimin, ku është kryer marrëdhënie intime përkundrejt një shpërblimi apo pagese, por edhe për ata që nuk kanë marrë diçka në këmbim.
“Neni 108/b-Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale: Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”
Ndërsa vlen të theksohet se në draft nuk përcaktohet se si do të vërtetohet marrëdhënia seksuale e kryer jashtë vendit dhe mbetet për tu parë se si do të procedohet.