“Në një vend normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqje”, Lubonja kritika të ashpra edhe për Berishën: Është pengesa kryesore e bashkimit të PD-së

Analisti Fatos Lubonja ka shpërthyer në kritika kundër opozitës, teksa tha se në një vend normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqje.

Më tej Lubonja ka deklaruar se opozita është mirë kur denoncon, por ka shumë të meta.

“Opozita po krijon një tezë për atë që; “vendi është në një krizë të rëndë dhe se ne duhet të marrim pushtetin.”. Skandalet janë të mëdha. Në një vend normal Rama do të duhej të kishte dhënë dorëheqje, ose të ishte i arrestuar. Ne nuk jemi normalë. Berisha ka disa probleme. Opozita është mirë kur denoncon. Ka guxim dhe denoncon, por sa i përket anëve të tjerë ka shumë të meta”, deklaroi Lubonja.

Po ashtu analisti ka lëshuar kritika ndaj Berishës, teksa tha se kryedemokrati është Berisha pengesa kryesore e bashkimit të PD.

“Negative është ajo shpresa e utopisë se “Rama do të arrestohet. Është ne prag të shkatërrimit si Maduro”. Nuk janë të besueshme. Berisha në deklaratën e fundit që bëri tha; të bashkohemi të gjithë. Por është Berisha pengesa kryesore e bashkimit të PD.”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT