Operacioni për goditjen e Call Center-ave, eksperti Karamuço: Butoni i Kuq që fikte gjithçka nuk duhet të shtypej! Tentuan kapjen në flagrancë

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar mbrëmjen e sotme ne emisionin “Now” në Euroneës Albania, ka komentuar operacionin e SPAK të zhvilluar disa ditë më parë për goditjen e Call Center-ave ku u arrestuan 8 persona.

Karamuço theksoi se operacioni i SPAK nuk është dekonspiruar nga policia, pasi në aksionin për kapjen në flagrancë, kanë qenë të përfshirë vetëm agjentët e BKH-së dhe se policia është thërritur në një moment të dytë ëpr mbështetje.

Eksperti i kriminalistikës, shpjegon se të gjithë Call Center-at që ushtojnë veprimtari të paligjshme, kanë një buton të kuq funksional për fshirjen e çdo të dhëne ne momentin që shtypet. Kjo ka qenë dhe arsyeja që agjentët e BKH kanë tentuar kapjen në flagrancë për të shmangu këtë veprim.

Aksioni në Shqipëri u bë për të kapur në flagrancë pasi provat deri diku ishin. Flagranca kishte të bënte me një buton të kuq që nuk duhej shtypur. Është një buton që Call Centerat që bëjnë veprimtari të tilla të paligjshme e kanë në atë mënyrë që sapo administratori e shikon që dikush vjen për kontroll, e shtyp atë buton dhe çdo gjë fshihet nëpër të gjithë kompjuterët. BKH këtë synoi, që të arrestojë ose ndalojë fillimisht punonjës të sigurisë ose të brendshëm që kishin kartën manjetike për të hapur derën pa i rënë ziles, për t’i kapur në flagrancë.

Fakti që disa nga këta persona të mbrojtjes perimetrike të sigurisë kanë qenë me armë, do të thotë që mund te kenë qenë punonjës shteti, por kjo është për t’u hetuar. Po njëri prej tyre ka bashkëpunuar menjëherë me BKH dhe ka treguar se ku ishin transferuar kompjuterët, te këndi i lojërave te Rruga e Elbasanit, ku është bërë edhe sulmi i dytë, ku edhe është kërkuar ndihma e policisë së shtetit pasi situata ka dalë nga parashikimi.

Policia nuk ka ditur gjë fare, operacioni ka nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe është marrë policia vetëm kur është nevojitur nga agjentët. Ka nisur një hetim në SPAK nëse dekonspirimi ka dalë nga BKH apo nga italianët, por policia përjashtohet plotësisht. Ka disa operacione që SPAK po i bën vetëm me BKH dhe u dekonspirohen, do të thotë që ka vetë probleme”, tha Karamuço.

“Call Center”-i në fjalë ruhej me roje. Ka qenë pikërisht këta që kanë dyshuar mbrëmjen 15 janarit se rreth godinës, kishte agjentë të infiltruar. Ata kanë njoftuar pronarët për një ndërhyrje të mundshme dhe brenda natës është urdhëruar lëvizja e çdo materiali, nga pajisjet deri tek dosjet, të dërgoheshin në një tjetër kullë luksoze, ku po përgatiteshin ambientet e reja të zyrës.

Kur agjentët e BKH-së kanë shkuar në “Atti Tower” zyrat janë gjetur të boshatisura dhe në një kohë të shkurtër është arritur lokalizimi i ambientit ku pajisjet ishin dërguar. Në kullën tjetër u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Tower”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT