Osctriche, oktapod, karkalec viola e scampi, peshk i egër Kerr, zbuloni menunë e darkës së djeshme të Ivanka Trump te Bojo

Nën masa të rrepte sigurie, Bojo Resort në Orikum të Vlorës priti dje vajzën e presidentit amerikan Donal Trump që shoqërohej nga një grup I madh arkitektësh dhe kryeministrin Edi Rama që shtroi për ta darkën.

Gjithë stafi ishte në punë dhe përgatitjet për darkën kishin filluar që herët. Por cilat janë pjatat që u servirën në darkën Very Vip dhe që më parë ishin konsultuar edhe me protokollin shtetëror?

Ostriche-t, mund të jenë një product që nuk i gjen rëndom në restorantet në botë, por në darkën e djeshme janë vendosur si mesore në tryezë, dhe shijuar nga të gjithë të ftuarit. Pjata e parë e sallatës është gourmet, ku duken domatet e vogla të të gjithë ngjyrave, shoqeruar me djathin e zonës dhe salca të ndryshme.

Osctriche, oktapod, karkalec viola e scampi, peshk i egër Kerr, zbuloni

Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama se bashku me arkitektet (Foto e bere ne restorantin Bojo Resort)

Pas kësaj ka ardhur radha e crudove, ku duket se në tryezë, me pjata të personalizuara, janë shërbyer karkalecë violë dhe skampi.

Osctriche, oktapod, karkalec viola e scampi, peshk i egër Kerr, zbuloni

Në friturë shoqëruar me kërpudha të skuqura dhe asparagus ka ardhur I shërbyer oktapodi. Në mes të tryezës janë vendosur jeshilliqe të zjera si brokoli, lule lakër e patate, ndërsa secili nga të ftuarit në darkë ka pasur edhe pjatë të personalizuar me makarona me fruta deti. Qoftët krokante të djathit kanë qenë gjithashtu bashkëshoqëruese në mes të tryezave.

Osctriche, oktapod, karkalec viola e scampi, peshk i egër Kerr, zbuloni

Pjata finale ka qenë peshku i egër për tu pasuar nga ëmbëlsira me çokollatë. Dhe në fund, pronari, familjarët e tij dhe stafi që ka shërbyer në darkën e djeshme kanë bërë edhe një foto me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka, prej të cilës, kanë marrë edhe falenderimet për ushqimin e freskët të shtruar gjatë darkës. /newsbomb.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT