Pak orë para nisjes së protestës, Berisha u bën thirrje demokratëve në shqip dhe anglisht: Sot, gjyqi i Edi Ramës

Vetëm pak orë para nisjes së protestës kombëtare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar me një thirrje të fundit të gjithë demokratëve që t’i bashkohen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i të djathtëve ka zgjedhur që t’iu drejtohet demokratëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë t’i bashkohen protestës në gjuhën shqipe, por dhe në anglisht.

Ai shkruan se dita e sotme është dita kur populli opozitar do t’i bëjë “gjyqin” Edi Ramës, njeriu i cili sipas tij është i lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës.

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT