PAMJE të frikshme! Furgoni me tifozë grekë përplaset “kokë më kokë” me kamionin, 7 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë

Një aksident rrugor është shënuar në Qarkun Timis në Rumani, ku për pasojë ndërruan jetë 7 persona ndërsa tre të djerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike. Nga informacionet paraprake është bërë me dije se furgoni i përfshirë në aksident po udhëtonte nga Greqia drejt Francës dhe udhëtarët ishin Tifozë të PAOK-ut të cilët po shkonin të shihnin ndeshjen e ekipit në Lyon.
Tifozët po udhëtonin me një furgon pasagjerësh i cili u përplas “kokë më kokë” me një kamion duke, pasi ishte duke u përpjekur të kthehej në korsinë e tij pas një parakalimi, pamjet janë të frikshme.
Sipas shërbimit lokal të shpëtimit emergjent ISU Timis: “Një automjet i reagimit të shpejtë, një automjet shpëtimi, një makinë zjarrfikëse, dy ekipe të plota të emergjencave dhe një automjet transporti për viktima të shumëfishta nxituan menjëherë në vendin e aksidentit”
“Shtatë persona të vdekur u identifikuan në vendin e aksidentit. Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor dhe do të dërgohen në spital”, shton shërbimi.