PAMJE të frikshme! Ndoqi me sharrë elektrike policin për ta vrarë, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Skoci (EMRI)

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vite burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ishte përpjekur të vriste një efektiv policie me sharrë elektrike, një ngjarje të cilën gjyqtari e përshkroi si një film horror.

Ngjarja ështrë regjistruar në 6 maj të vititi 2024, ku Liridon Kastrati bëri një aksident duke u përplasur me një automjet policie, fillimisht ai u largua nga vendi i aksidentit  por më pas u rikthye hapi bagazhin e makinës dhe prej aty mori një sharrë elektrike të cilën e ndezi dhe duke bërtitur me të shara nisi të ndiqte oficerin përgjatë rrugës.

Gjyqtari William Gallacher tha se ishte i habitur nga fakti i përdorimit të një sharre elektrike si armë, por duke komentuar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë dhe celularët e kalimtarëve, tha se gjithçka ishte horror i vërtetë. Oficeri  u detyrua të vraponte për një distancë të konsiderueshme, nga frika se shqiptari do t’i priste gjymtyrët  nëse do ta kapte.

Dënimi prej 10 vitesh është duke llogaritur duke filluar që prej majit 2024. Pasi u mor vendimi shqiptari reagoi me agresivitet në sallën e gjyqit duke goditur vendin ku qëndrojnë të akuzuarit dhe shau gjyqtarin fillimisht në shqip pastaj në anglisht, duke i thënë “ti je një terrorist dreqi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT