PAMJE të frikshme nga Siçilia! Rrëshqitjet masive të dheut i çojnë banesat buzë greminës, mbi 1 000 banorë të evakuuar

Siçilia ditët e fundit është prekur nga një stuhi e fortë që goditi rajonin, e për pasojë janë regjistuar rrëshqitje masive toke, duke lënë disa banesa buzë greminës. Mbi 1,000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga një qytet idilik sicilian pas rrëshqitjejes të tmerrshme të tokës me gjatësi 4 km.
Qyeteti kodrinor jugor Niscemi është më i prekuri, ku rrëshqitjet e dherave kanë qënë masive. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për vdekje apo lëndime por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Kreu i rajonit, Renato Schifani, vlerësoi koston e dëmeve, përfshirë atë nga rrëshqitja e dheut në Niscemi, në më shumë se 1.5 miliardë euro.
Pas shkatërrimit të ciklonit, qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për Siçilinë, Kalabrinë dhe Sardenjën, ndërsa 100 milionë eurot e para janë ndarë për ndihmë emergjente.