Paralajmërimi i Bjellorusisë për SHBA/ Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë!

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si agresion të Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës. 

Deklarata u bë e ditur nga zëdhënësja e presidentit bjellorus, Natalya Eismont, në një prononcim për agjencinë shtetërore Belta. 

Sipas saj, Lukashenko “e dënon me forcën më të madhe aktin e agresionit amerikan kundër Venezuelës”. 

Eismont solli në kujtesë një intervistë të mëparshme të Lukashenkos me gazetarë amerikanë dhe ripërsëriti “Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë për Shtetet e Bashkuara”. Sipas tij, një skenar i tillë nuk u nevojitet amerikanëve. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT