Pas Berishës, Evi Kokalari sulmon edhe Ramën: Injorant, se tremb dot Trump! As Jared Kushner s’të bën më derman

Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, e njohur për kritikat e saj ndaj kryedemokratit Sali Berisha, ka shpërthyer edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se Rama nuk mund ta trembë presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i bërë si “cuf”.

Po ashtu aktivistja i cilëson si “injorancë” dekalratën e kryeministrit Rama për Kinën.

“Qartazi, ty as Jared Kushner s’të bën më derman; po shko sill Fugën nga e ke degdisur, se u bëre edhe ti si Berisha me strategun e Hasit, që vetëm probleme sjell me idiotllëkun e vet”, thekson aktivistja në postimin e saj.

Postimi i plotë i Kokalarit:

O Edi Rama, o idiot!!

Mendon seriozisht se duke bërë si “cuf” do të trembësh SHBA-në apo Donald J. Trump-in? O idiot i sëmurë! Trump hyri dhe doli nga Venezuela me Maduron dhe gruan e tij brenda dy orësh, o i mjerë.

Po ç’lidhje ka Kina marksisto-komuniste e Xi Jinping me Kinën e Kong Qiu-t dhe dinastitë Shang, Zhou, Qin, Han, Tang, Song, Ming dhe Qing, o i mjerë?!

T’i tregosh Amerikës se Kina ka një civilizim të lashtë është kulmi i injorancës, sepse Amerika u ndërtua mbi bazën e 5000 viteve civilizim europian. E ke të qartë kush e ndërtoi SHBA-në?

Një nivel kaq i thellë injorance nuk të falet!!

Qartazi, ty as Jared Kushner s’të bën më derman; po shko sill Fugën nga e ke degdisur, se u bëre edhe ti si Berisha me strategun e Hasit, që vetëm probleme sjell me idiotllëkun e vet. Kushdo që të këshillon këto kohë, duket qartë që aty-aty me Hasin është në nivel, madje sikur jeni në garë.

Nuk di — ai vend vetëm absurditete prodhon çdo ditë, qofshin nga liderët, qofshin nga mediat dhe “intelektualët” e radhës.

Don’t China my Albania!!!

The US is the only SUPERPOËER. PERIOD!!

SCREË CHINA!

SCREË RUSSIA!!

SCREË BRICS!!

SCREË GEORGE SOROS & THE DAVOS PARTY.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT