Pas Venezuelës, jo vetëm Groenlanda? Trump, gazetarëve: Kuba gati të bjerë, jemi gati për një mision në Kolumbi

Presidenti amerikan Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën në mbrëmje, ka deklaruar se SHBA-të janë “në krye” të Venezuelës pas arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro.

Ndër të tjera ai nënvizoi se SHBA-të ishin përgatitur për veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë, por deri më tani nuk kishin qenë të nevojshme, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë “nëse nuk sillen siç duhet”.

“Ne e kemi kontrollin në Venezuelë. Kemi të bëjmë me njerëz që sapo kanë marrë detyrën. Mos më pyetni se kush është në krye, sepse do t’ju jap një përgjigje që do të jetë shumë e diskutueshme”, tha Trump, duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti nëse kishte folur me udhëheqësen e përkohshme Delcy Rodriguez.

“Kjo do të thotë se ne e kemi kontrollin”, përsëriti edhe njëherë presidenti i SHBA-së, teksa shtoi se Kuba është “gati të bjerë”.

Trump nënvizoi se do të ishte e vështirë për Havanën të “mbahej” pa marrë naftë venezueliane të subvencionuar shumë.

“Nuk mendoj se është e nevojshme ndonjë veprim; duket sikur po shembet”, shtoi ai.

Gjatë kësaj interviste Trump gjithashtu paralajmëroi homologun e tij , Gustavo Petro, se do të dërgonte “një mision amerikan” në vendin e tij të ngjashëm me atë që sulmoi disa zona të Venezuelës dhe çoi në kapjen e Presidentit Venezuelian Nicolás Maduro.

“Kolumbia qeveriset nga një njeri i sëmurë dhe ai nuk do të jetë për shumë gjatë”, tha Trump.

Duke iu kthyer temës për Venezuelën, ai tha:

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për akses të plotë ndaj naftës dhe burimeve të tjera në Venezuelë. Dhe Bashkimi Europian ka nevojë të ketë Groenlandën gjithashtu. Ne kemi nevojë për të, nga një këndvështrim i sigurisë kombëtare, është kaq strategjike.Tani është përplot me anije ruse e kineze dhe Danimarka nuk do të mundet ta përballojë”, vijon Trump, para se të shtonte me shaka se Kopenhaga përmirësoi sigurinë e Groenlandës duke shtuar një “slitë qensh.”

Më 3 janar Shtetet e Bashkuara ngritën 150 avionë ushtarakë drejt Karakasit për arrestimin e presidentit të Venezuelës.  Si në një film hollivudi, presidenti Trump ndoqi drejtpërdrejt operacionin nga rezidenca e tij në Florida.

Nicolas Maduro dhe Cilia Fortes u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të Brooklyn dhe sot do të paraqiten për herë të parë në gjykatën federale të Manhattanit për t’u përballur me akuzat për komplot për narko-terrorizëm, importim kokaine, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese kundër SHBA-së.

Lajm në përditësim...

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT