Përkeqësohet situata në qarkun e Vlorës! Rrëshqitjet në rrugën në Selenicë dëmtojnë dy banesa, lumi Vjosa del nga shtrati dhe evakuohen 12 familje

Që prej ditës së djeshme vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu tgë cilat kanë shkaktuar një situatë mjaftë problematike.

Si pasojë e reshjeve në qarkun e Vlorës, lumi Vjosa ka arritur kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit, ku është pëmbytur pazari i gjësë së gjallë. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm, ndërkohë që janë evakuuar 12 banesa.

Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Po ashtu rruga Kotë-Sevaster në fshatin Vajzë,bashkia Selenicë ka pësuar rëshqitje si dhe janë dëmtuar dy banesa, aktualisht rruga është e bllokuar. Fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.

Autoritetet kanë bërë thirrje të shmanget lëvizja në këtë segment.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT